-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dhuroi lule serbit para ndeshjes, boksieri shqiptar fiton që në minutat e para!

Kryesoret

Roberto Bakaj është boksieri shqiptar që ka fituar kundër një serbi në Gjermani. Ai e ka munduar brenda 12 minutash. Në një lidhje me Skype, Roberto tregoi detaje rreth ndeshjes, madje zbuloi edhe arsyen pse i dhuroi kundërshtarit lule përpara ndeshjes.

“Një goditje mund të jetë fatale. Zgjati 12 minuta e 50 sekonda kjo në ndeshje. Ne jemi boksier profesionist dhe duhet ta godasim, të kryejmë punë dhe të fitojmë. Kundërshtari ka dal nga spitali dhe shkon për t’u kontrolluar. Ishte diku te 3 kg më i rëndë se unë. Unë këtë gjë e bëra më shumë për provokim para ndeshjes. Ja dhashë me idenë që do të mbysë në ring dhe do t’i sjellë lulet te varri. Ke shumë emocione, sidomos kur ndeshesh përballë një serbi”, u  shpreh ai.

Më tej, Roberto foli edhe për marrëdhënien që ka me reperin e njohur, Noizyn, me të cilën është shfaqur edhe në rrjetet sociale.

“Me Noizyn thjesht kemi pasur një keqkuptim të vogël dhe ai na tha që kampionët duhet të rrinë bashkë. Jemi sqaruar, kemi qëndruar bashkë. Ka pasur një keqkuptim, më shumë me vëllain tim dhe me mua”, tha boksieri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit