-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ka kapjen më të lartë të shtetit dhe mbetet më e korruptuara në rajon!

Kryesoret

56% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se u është kërkuar një ryshfet dhe 47% pranojnë se e kanë dhënë atë. Të dyja këto shifra janë më të lartat në rajon, sipas raportit të fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim.

Sipas raportit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë për korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesi, si për kërkimin e ryshfetit, dhënien e tij, pranueshmërinë e korrupsionit, rënien pre ndaj tij dhe deri në kapjen e shtetit nga bizneset.

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon me 57% të qytetarëve që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë realisht në transaksione korrupsioni”, thuhet në raport.

Sipas raportit, përfshirja e drejtpërdrejtë në transaksionet e korrupsionit shoqërohet me mbizotërimin e qëndrimeve specifike ndaj korrupsionit dhe sjelljeve korruptive dhe nga perceptimi se korrupsioni është i përhapur në shoqëri.

Bizneset në Shqipëri e kapin më shumë shtetin

Edhe kapja e shtetit është mbizotëruese në Ballkanin Perëndimor, ku sërish Shqipëria mban rekordin, si një vend ku interesat private ndikojnë ndjeshëm në proceset vendimmarrëse të një shteti në avantazhin e tyre.

Treguesin e presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional, Shqipëria e ka 45, më e larta në rajon, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. Ndërsa për indikatorin tjetër, mundësuesit e kapjes së shtetit, që përfshijnë faktorë institucionalë dhe mjedisorë në nivel kombëtar, arrin në 50, gati dy herë më i lartë sesa vendi i dytë pas nesh që është Kosova. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit