-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anglia kërkon përshpejtimin e kthimit të azil kërkuesve, rreth 7 mijë shqiptarë azilantë

Kryesoret

Yvette Cooper ka raportuar se Mbretëria e Bashkuar do të përshpejtojë kthimet e të gjithë azil kërkuesve përfshirë edhe shqiptarët në një përpjekje për të ulur numrin e kërkesave të mbetura.

Kthimi në vendet e tyre i azil kërkuesve do të bëhet për të gjithë personat të cilët vijnë nga një vend i cili konsiderohet i sigurt.

Vende ku Shqipëria konsiderohet si e tillë, si një vend i sigurt.

Sekretarja e brendshme tha se do të risillte sistemin që Laburistët kishin gjatë kohës që ishin në qeveri.

Kjo skemë u braktis pasi gjyqtarët vendosën se ishte “strukturalisht e padrejtë”, me rreth 99% të kërkesave që u refuzuan pothuajse menjëherë.

Cooper tha se një kthim në sistemin e shpejtë ishte i garantuar për shkak të vonesave të mëdha në përpunimin e kërkesave për azil.

Sipas shifrave të Home Office, gati dy të tretat e aplikantëve për azil kanë pritur më shumë se gjashtë muaj për një vendim

Zyra e Brendshme po përpiqet të pastrojë numrin e kërkesave për azil që ka të pazgjidhura.

Këtë vit rreth 44 000 emigrantë kanë kaluar Kanalin me gomone dhe janë futur në territorin anglez.

Qeveria u shpreh se po shpenzon gati 5 milionë paundë çdo ditë duke strehuar 37000 njerëz në hotele, ndërkohë që kërkesat e tyre janë duke u përpunuar.

Shifrat e Home Office tregojnë se deri në qershor 2022 më shumë se 7 000 shqiptarë kanë bërë kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë mbërritur me gomone.

Sipas The Guardian vetëm 50 prej tyre deri më tani kanë marrë vendimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit