Kryetari i PD-së, Sali Berisha përjashtoi sot hipotezat që pas sulmit të tij mund të fshihet dora e agjenturave të huaja.
“Edhe shërbimet e huaja kanë veprimet e tyre, por unë akuza të pabaza nuk mund të ngre, ky ishte njeriu i shtetit, i policisë.
Ju e shihni, Rama po e mbron këtë për llogari të shërbimeve të huaja. Jo, Edi Rama po e mbron se qëndron mbrapa skenarit. Sulmi i Ramës, i organizuar dhe porositur kundër Sali Berishës” tha ai.
Qëllimi? Ish-kryeministri deklaroi se Edi Rama kërkon asgjësimin e opozitës. “Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese.
Pse Edi Rama, atë ditë të samitit, zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë?
Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese.
Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit.
Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës” tha ai.