Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku tha se zgjedhjet e 2021 ishin në shkelje me ligjin.
Halimi tha se për të gjithë votuesit shqiptarë ky është një vendim drejtësie jo vetëm se dënoi zgjedhjet e kaluara si antikushtetuese, “por dhe një vendim dënues për qeverinë e djeshme, të sotme dhe të nesërme që kurrë më të mos përdorë pushtetin ekzekutiv duke ndaluar të drejtën e votës për interesin politik të çastit.”
“Për të gjithë votuesit shqiptarë ky është një vendim drejtësie jo vetëm se dënoi zgjedhjet e kaluara si antikushtetuese, duke vërtetuar pretendimet e kërkuesve, por dhe një vendim dënues për qeverinë e djeshme, të sotme dhe të neserme që kurrë më të mos përdorur pushtetin ekzekutiv duke ndaluar të drejtën e votës për interesin politik të çastit!
Faleminderit Florian Haçkës dhe “Diasporës Për Shqipërinë e Lirë” për besimin te skuadra jonë,” ka shkruar ai.