-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse u arrestua ish-polici Dejan Pantiç?

Kryesoret

Vendosja e barrikadave nga serbët lokalë ka nisur gjatë kësaj të shtune. Ato janë vendosur Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Këto pika janë bllokuar me automjete të rënda, formë kjo e cila njihet si rezistencë e qytetarëve në veri të vendit.

E gjithë kjo ka ndodhur si shenjë revolte pas arrestimit të ish-zyrtari policor, Dejan Pantiç nga Policia e Kosovës gjatë së shtunës në pikën kufitare në Jarinjë.

Arrestimi i tij u bë nën dyshimet për sulm me mjete shpërthyese, që kishin ndodhur disa ditë më herët në zyrat e KQZ-së.

I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulm terrorist në zyrat e KKZ-së në veri të vendit ku ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

Për këtë arsye Pantiç akuzohet për sulm kundër rendit kushtetues.

Këto detaje lidhur me të i dha edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ndër te tjera, ai ftoj qytetaret serbe te Veriut qe te mos bëhen pjesë e organizimeve te grupeve kriminale.

Lidhur me arrestimin e ish-policit  ka reaguar edhe drejtori i të ashtu quajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq duke e cilësuar hakmarrje arrestimin.

Ditëve të fundit përveç shpërthimeve, ne Veri është sulmuar edhe Policia e Kosovës ku për pasojë është lënduar një polic.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit