Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha sot se hetimi që Belgjika po kryen për korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian është “shumë shqetësues”.
“Sigurisht që lajmet janë shumë shqetësuese. Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte që sigurisht më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian”, tha Borrell pas mbërritjes në takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së.
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili është arrestuar nga policia e Belgjikës pasi është e përfshirë në një rast korrupsioni lidhur me Katarin.
Sipas mediave të huaja, për këtë çështje janë arrestuar 4 zyrtarë, ku mes tyre është edhe 44-vjeçarja Eva Kaili, e cila njëkohësisht është edhe deputete greke. Ndërkohë Greqia ngriu sot pasuritë e Kailit.









