-sidi education-spot_img
29.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb viziton veriun e Kosovën

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka arritur të hënën në Rashkë, ku do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që janë të stacionuar në atë zonë.

Zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Petar Cvetkoviq, është thënë të ketë informuar ministrin për situatën aktuale në terren.

Ndryshe, disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit