-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FIFA prezanton topin e ri të Botërorit, quhet “Ëndërra”

Kryesoret

FIFA e ka prezantuar topin e ri i cili do të përdoret gjatë gjysmëfinaleve dhe finales së Kupës së Botës.

Topi quhet Al Hilm që në shqip do të thotë ‘Ëndrra’ dhe do ta zëvendësojë topin e përdorur deri më tani në turne i cili quhej Al Rihla (Rrugëtimi).

Al Hilm do të debutojë gjatë ndeshjeve gjysmëfinale dhe skuadrat kanë pasur vetëm pak ditë kohë që të mësohen me topin e ri.

Në një deklaratë të FIFA-s thuhet se “Al Hilm përfshin të njëjtën teknologji të Adidas, ‘Connected Ball’.

Teknologji e cila ndihmuar arbitrat e ndeshjeve që të marrin vendime më të shpejta dhe më të sakta gjatë këtij Botërori.

Topi ndihmoi gjithashtu për të përcaktuar nëse Cristiano Ronaldo në të vërtetë kishte prekur topin gjatë harkimit të gjuajtjes së Bruno Fernandes në fitoren e Portugalisë ndaj Uruguait.

FIFA thotë se dizajni i topit është frymëzuar nga kombi pritës dhe vetë trofeu i Kupës së Botës.

Menaxheri i përgjithshëm i futbollit të Adidas, Nick Craggs tha se Al Hilm përfaqëson një fener drite mbi fuqinë e sportit dhe futbollit për të bashkuar botën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit