-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët mbushin rrugët e Beogradit, ofendime raciste ndaj shqiptarëve!

Kryesoret

Gjendja në veri të Kosovës, vijon të mbetet shqetësuese, ndërkohë që në Beograd janë organizuar marshime nëpër rrugë në mbështetje të veprimeve për barrikadat e vendosura.

Qindra serbë me ofendime dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve kanë zhvilluar një protestë pranë Kishës së Shën Savës në Beograd. Në thirrjet e turmës janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër perëndimit dhe NATO-s.

Protesta vjen pas tensioneve të cilat kanë shënuar kulmin në veri të Kosovës ku serbët kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që pas arrestimit të ish policit, Dejan Pantiç.

Që nga e shtuna rrugët në veriun e Kosovës po mbahen të bllokuara nga protestuesit serb në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish pjesëtari të policisë, nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit