-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në pandemi, në priu kryeepidemiologu Rama”/ Vasili kujton deklaratat e Ramës në Kuvend

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar masat që mori qeveria gjatë periudhës së pandemisë. Nga Kuvendi, ku po diskutohej amendamenti me Pfizer për marrjen e vaksinave të reja, Vasili tha se në pandemi ishte “kryeepidemiologu” Edi Rama.

Vasili solli në vëmendje deklaratat e kryeministrit kur thoshte se koronavirusi ishte thjesht një grip, teksa vendos theksin tek mungesa e strategjisë për të luftuar “armikun e padukshëm”.

‘Në pandemi na priu kryeepidemiologu Edi Rama. Strategjia ishte fotot me arkivole që postonte Rama. Përdori dhunën në protestën në Algjeri, si një protestë anti-COVID në Spanjë. OBSH kërkonte testim, kryeepidemiologu Rama tha që s’ka nevojë për testim. Rama tha se nuk kanë vlerë maskat. Këto janë me zë dhe figurë. Të gjithë e dinë që sistemi u nxor nga loja. U la pas dore, u nënvlerësua, nuk u trajnuan, nuk u mbrojt. Janë sugjerimet e tyre që të dezinfektoheshin me raki, të merrnin çarçafët t’i prisnin e të bënin maska. Kur kërkuam analizimin e situatës, thanë do ta mbajmë grusht tek spitali infektiv. Kur menduan të decentralizonin sistemin, situata mori turra vrapin. Nuk u dëgjua zëri i opozitës.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit