-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet “aksidentalisht” një 16-vjeçare nga ushtria izraelite

Kryesoret

Ushtria izraelite ka pranuar se vrau “aksidentalisht” një adoleshent palestinez gjatë një operacioni në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar .

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez njoftoi ditën e sotme për vdekjen e 16-vjeçares, Jaina Zakarna e cila u qëllua në kokë në një shkëmbim zjarri midis forcave izraelite dhe militantëve lokalë.

Zyrtar i lartë i qeverisë palestineze, Hussein al-Sheikh bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për “ekzekutimin e adoleshentit”, funerali i së cilës u mbajt disa orë më vonë në prani të qindra njerëzve.

“Nga hetimi paraprak dolëm në përfundimin se vajza e re u vra nga zjarri i paqëllimshëm i ushtarëve që synonin njerëz të armatosur në një çati në këtë zonë”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Sipas familjes së saj, Jayna ka qenë në çatinë e shtëpisë së saj kur ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit.

Ajo u gjet e vdekur pasi forcat izraelite u tërhoqën.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Benny Gantz shprehu keqardhjen e tij për vdekjen e të miturit si dhe vdekjen e çdo personi që nuk është i përfshirë në terrorizëm.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze gjatë këtij operacioni janë plagosur edhe 2 palestinezë të tjerë.

Ushtria izraelite tha se të dyshuarit vendosën pajisje shpërthyese dhe qëlluan mbi ushtarët.

Tre persona u arrestuan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit