-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duma e shqetësuar për sulmet e Ukrainës në të gjithë territorin rus

Kryesoret

Deputeti i Dumës, Andrey Gurulyov është shprehur se Rusia duhet të përgatitet për sulme nga forcat e armatosura ukrainase në të gjithë territorin e saj pas sulmeve në fushat strategjike ajrore nga avionë në Engels dhe Ryazan.

“Ne shohim që forcat e armatosura ukrainase po përpiqen të godasin bazat tona, përqendrimet e trupave, depot e materialeve. Ne shohim që vetëm në 24 orët e fundit që vendosën HIMARS- in, njerëzit tanë kanë llogaritur se këto raketa nuk kanë më një rreze veprimi prej 70 kilometrash, por 145 kilometra. Por ne nuk duhet të habitemi, duhet të jemi gati për gjithçka: herët a vonë ata do t’i furnizojnë me gjithçka – armë të çdo rrezeje, tanke, aeroplanë, ne duhet ta marrim parasysh këtë dhe të përgatitemi”, tha Gurulyov.

Dronët ukrainas goditën fushat ushtarake Engels-2 në rajonin Saratov dhe Diaghilev në rajoni Ryazan më 6 dhjetor.

Këto sulme u pasuan nga sulmi i tetë masiv me raketa kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit