Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se disa vite më parë, EDi Rama ka vendosur nenin në PS që për kryetarin nuk votohet, kështu ai vjedh voton.
Berisha ka shtuar se ai ka hequr voton socialistëve nga çdo forum.
“Në PS për çdo gjë dikton dhe financojnë bandat dhe krimi. Me bindje të plotë mund të them se ajo parti është një fatkeqësi kombëtare. Është potencial i jashtëzakonshëm antidemokratik. Ftoj anëtarët e PS-së që mos të pranojnë këtë diktat që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës. S’do jetë e largët dita që do të ndihen të damkosur,” tha ai, teksa shtoi se po përgatit një ligj që do të detyrojë çdo parti politike që të respektojë normat bazë të votës.