-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet me 2 vite krybashkiaku i Stambollit: Vendimi i gjykatës, politik

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu u dënua sot me më shumë se dy vjet burg dhe me heqje të të drejtave politike gjatë kësaj periudhe, për “fyerje të zyrtarëve” gjashtë muaj para zgjedhjeve vendimtare presidenciale në Turqi.

Avokati i tij, Kemal Polat njoftoi se Imamoglu do të apelojë dënimin e tij prej dy vjet dhe shtatë muaj e 15 ditë burg.

Duke qenë se ankesa ka natyrë pezulluese ai do të mbetet kryetar bashkie deri në shqyrtimin e çështjes në shkallë të dytë.

Këshilltarët e tij ligjorë thanë se dënimi me burg shoqërohet me “privim të disa të drejtave (civile)”, siç është e drejta për t’u zgjedhur, për një periudhë të barabartë me heqjen e lirisë.

Nëse ky dënim do të lihet në fuqi në Gjykatën e Apelit, “ndalimi i veprimtarisë politike do të jetë sa dënimi me burg”.

Imamoglu e përshkroi vendimin e gjykatës si “të paimagjinueshëm” dhe “politik”, duke thënë se dënimi me burg i vendosur ndaj tij është “një përmbledhje e kushteve” që mbizotërojnë në Turqi.

Disa qindra mbështetës të Imamoglu ishin mbledhur jashtë bashkisë së Stambollit dhe brohoritën slogane të tilla si  “Drejtësia, Ligj, Drejtësi”.

Kryebashkiaku është në mesin e një grushti liderësh të opozitës që sondazhet sugjerojnë se mund të fitojë kundër Erdoganit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit