-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Ukraina kërkon tani të njohë Kosovën?

Kryesoret

Deputeti ukrainas, i cili kohë më parë ka qëndruar në Kosovë, Oleksiy Gonchaernko ka marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

Ai ka bërë të ditur se i dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai ka shtuar se tani për tani, njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të dëshmojë mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij shteti.

Por pse njohja e Kosovës duhet të bërë tani?
Deputeti ukrainas shkruan se Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset “i njëjti rend si Putini më 24 shkurt” në Ballkan. Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb Vuçiq folën për “denazifikimin e Ballkanit”. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, si dhe nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit