Gjykata e Zelandës së Re ka deklaruar se kanë ekstraduar nga Koreja e Jugut një nënë 42-vjeçare e cila është akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të saj dhe fshehjen e trupave të tyre në valixhe.
Valixhe të cilat u shitën më vonë në ankand.
E akuzuara nuk u paraqit personalisht në seancën e shkurtër në Gjykatën e Magjistraturës në Auckland, por u deklarua e pafajshme përmes avokatit të saj Christopher Wilkinson-Smith.
Ai pranoi dy deklarime të pafajshme në emër të saj.
Në paraqitjen e saj të parë në gjykatë në Auckland, një ditë pasi u ekstradua nga Seul avokati i saj konfirmoi se e akuzuara është nëna e dy fëmijëve të vdekur.
Gruaja u arrestua nga policia e Koresë së Jugut në qytetin Ulsan në shtator, një muaj pasi eshtrat e fëmijëve të saj u gjetën në dy valixhe në Zelandën e Re.
Një familje kishte blerë valixhet mes sendeve të tjera në një ankand online në një magazinë për sende të braktisura në Auckland.
Gjatë arrestimit të saj në Korenë e Jugut, gruaja u tha disa herë gazetarëve nga makina e policisë në të cilën ndodhej se ajo nuk ishte fajtore.
Policia e Zelandës së Re beson se dy fëmijët ishin të moshës nga 5 deri në 10 vjeç kur vdiqën.