Gazeta sportive spanjolle, Marca ka raportuar se sulmuesi francez Karim Benzema është ftuar të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2022.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps dha një përgjigje të ftohtë gjatë konferencës për shtyp pas fitores ndaj Marokut, kur u pyet nëse Benzema kishte një shans të kthehej ose për të qenë në tribunë ose për të luajtur nëse ishte rikuperuar.
Ai përgjigj shumë thjeshtë duke kërkuar t’i pyesin një pyetje tjetër.
RTL pretendon se prania e Benzema është një ide që vjen nga vetë presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ideja e Macron nuk është vetëm të marrë Benzeman, por edhe të marrë grupin e lojtarëve të dëmtuar që kanë qenë në Katar ose që kanë munguar për shkak të dëmtimit, si Paul Pogba apo N’Golo Kante.