-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mijëra turq në protestë kundër dënimit me burg të Imamoglu

Kryesoret

Mijëra turq janë ngritur në protesta kundër dënimit të krye bashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Gjatë protestave ata kritikuan qeverinë gjashtë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe pritet të jenë një nga sfidat më të mëdha politike të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjykatë turke dënoi dje Imamoglun me dy vjet e shtatë muaj burg.

Dënimi e tij tërhoqi kritika të gjera brenda dhe jashtë vendit, me kritikët që thanë se përbënte një shkelje të demokracisë.

Nën tingujt e muzikës patriotike, turma mbajti flamuj turq përpara ndërtesës së bashkisë së Stambollit.

Një pankartë e madhe me imazhin e themeluesit të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk ishte varur në ndërtesë.

” Të drejta, ligj, drejtësi… Do të vijë dita kur AKP do të përgjigjet ,” brohoriste turma në fillim të tubimit, duke iu referuar partisë në pushtet të Erdoganit, AKP.

Imamoglu u dënua për fyerje të zyrtarëve publikë në një fjalim që mbajti pas fitores së zgjedhjeve komunale të Stambollit në vitin 2019.

Në atë kohë ai i quajti “idiotë” ata që anuluan rezultatin e zgjedhjeve komunale të Stambollit, të cilat ai i kishte fituar.

Kritikët pretendojnë se gjykatat turke po i nënshtrohen vullnetit të Erdoganit.

Nga ana tjetër qeveria u shpreh se gjykata është e pavarur.

Kryetari i metropolit turk tha se dënimi i tij është një ndëshkim për suksesin e tij.

” Ndonjëherë në vendin tonë, asnjë sukses nuk mbetet i pandëshkuar. Unë e konsideroj këtë dënim të pakuptimtë dhe të paligjshëm të vendosur ndaj meje si një shpërblim për suksesin tim”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit