-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet “tregtari” i drogës nga Shqipëria në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar pasi u kap me 11 kg heroinë. Arrestimi i shqiptarit është kryer pasditen e së martës.

Shqiptari me inicialet E.G., me precedentë policie, u arrestua në Marano, teksa hynte me makinë në garazhin e një banese dhe më pas doli prej aty.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë, 39-vjeçarit iu sekuestruan 58 gr heroinë, 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti në përdorim për të, që ndodhej në pallatin nga i cili ishte larguar.

Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellje të ndryshme , 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit