Zbardhen detaje të reja nga dosja e hetimeve që zbuloi vrasësit e Menduh Kurt-Dedës 5 vite pas ngjarjes. Marjeta Karaj ka pranuar që ka pasur njohje me viktimën, por ka shtuar se për shkak të konflikteve që kishin pasur i kishte shkëputur marrëdhëniet.
“Ju përgjërohem….”! Vrasësi: E kishim porosi! E lidhëm dhe e spërkatëm me benzinë…(E PLOTE)
“Për shkak të konflikteve i shkëputëm marrëdhëniet” tha ajo duke mos pranuar akuzat. Por, i arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, shok i djalit të Marjetës që është në kërkim pranoi krimin dhe rrëfeu porositësin. “Me porosi të Marjetës e morëm dhe e çuam në Dajt dhe e dogjëm” mësohet se ka deklaruar ai.
Fjalët e fundit të viktimës
Gazmir Ngota pranoi se ishte prezent që nga momenti kur Kurt-Dedën e kanë marrë me makinë në zonën e Xhamllikut. E kanë çuar në Allias, në një parking pranë shtëpisë së Besmirit dhe aty prezent shkoi edhe Marjeta.
Pasi i kanë kërkuar kthimin e borxhit, Kurt-Deda fillimisht ka mohuar kthimin e shumës prej 1 milionë lekësh të reja, por pasi është rrahur nga Besmiri, u ka kërkuar kohë për të kthyer borxhin. Sipas Ngotës, me porosi të Marjetës, e kanë marrë Kurt-Dedën dhe e kanë çuar në Dajt, ku e kanë lidhur dhe djegur.
Ngota thotë se për këtë veprim nuk ka marrë para nga shoku i tij Besmir Karaj, por ka shpjeguar se e ka bërë për shoqëri. Policia deklaroi se shkak i ngjarjes së rëndë ishte borxhi 1 mln lekë që viktima i kishte Marjeta Karajt, që është edhe drejtoreshë e një qendre për fëmijët jetimë të ushtarakëve.