-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-futbollisti serb Sinisa Mihajlovic

Kryesoret

Ish-futbollisti serb, Sinisa Mihajlovic ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Ai vdiq ditën e sotme në një klinikë në Romë.

Mihajlovic po vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën kishte njoftuar që në vitin 2019.

Lajmi për vdekjen e ish-futbollistit u bë i ditur nga familja.

“Gruaja e tij Arianna, me fëmijët e tyre Viktorija, Virginia, Miroslav, Dushan dhe Nikolas, mbesa Violante, nëna Vikyorija dhe vëllai i tyre Drazen, me dhimbje komunikojnë vdekjen e padrejtë dhe të parakohshme të bashkëshortit, babait, djalit dhe vëllait shembullor, Sinisa Mihajlovic. Një njeri unik, një profesionist i jashtëzakonshëm, i disponueshëm dhe i mirë për të gjithë. Ai luftoi me guxim kundër një sëmundjeje të tmerrshme. Falënderojmë mjekët dhe infermierët që e kanë ndjekur ndër vite, me dashuri dhe dashuri respekt, sidomos Dr.Franceska Bonifazi, Dr.Antonio Curti, Prof.Alessandro Rambaldi, dhe Dr.Luca Marchetti. Sinisa do të mbetet gjithmonë me ne. Jetojmë me gjithë dashurinë që na ka dhuruar”, thuhet në njoftimin e familjes.

Mihajlovic së fundmi ishte trajner te Bologna, teksa më herët ka drejtuar edhe Sporting Lisbonën, Torinon, Milanin, Sampdorian, Fiorentinan, Catanian, si dhe ishte trajner te përfaqësuesja e Serbisë.

Si futbollist, Mihajlovic karrierën e kaloi duke luajtur te Crvena Zvezda, Roma, Sampdoria, Lazio dhe Interi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit