-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shpejt, gaz, gaz”! Rrumbullaku rikthen armikun e Berishës para protestave

Kryesoret

Sot drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku firmosi 25 ndryshime në kupolën e institucionit që drejton prej 100 ditësh. Emri kryesor ishte padyshim Sokol Bizhga.

Deri tani drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, tashmë merr detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

E thënë më shkurt dhe qartë, numri dy, krahu i djathtë i Rrumbullakut. Momenti që rikthehet i cilësuari si “dora e hekurt” e policisë nuk është aspak rastësi.

Përpara kemi zgjedhjet lokale dhe opozita ka paralajmëruar protesta të forta deri në mosbindje civile.

Sokol Bizhga i njeh mirë këto situata. Në protestën e 8 Janarit në selinë e PD-së në betejën mes demokratëve Sokol Bizhga ishte në krye të Forcave Operacionale.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, publikoi asokohe një video ku shihej se si drejtuesi Sokol Bizhga, urdhëronte të hidhej gaz lotsjellës.

“Sokol Bizhga çirret si shtazë: gaz, gaz, gaz, prapa shpinës së protestuesve, ndërkohë që polici i thotë: Pse gaz, ata po largohen” shkruante Sali Berisha.

PD, madje e kallëzoi penalisht drejtorin e Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO) për reagimin në protestën e 8 janarit te selia blu.

E ndërsa priten protesta dhe një reagim i fortë nga opozita, në mos ia kanë “rekomanduar”, Rrumbullaku e mori Bizghën në krah të djathtë.

E PLOTË/ Pangamikës i besohet policia e Fierit, këto janë ndryshimet “e mëdha” nga Rrumbullaku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit