Zyra e guvernatorit në Turqi ka njoftuar ditën e sotme se kanë mbetur të vdekur 6 emigrantë pasi një minibus me të cilën po udhëtonin u ra në një kanal vaditës pranë kufirit me Sirinë.
Sipas njoftimit të guvernatorit 6 persona humbën jetën, 25 emigrantë u shpëtuan, nga të cilët pesë u plagosën.
Sipas faqes së internetit Urfa News, aksidenti ka ndodhur gjatë një ndjekjeje me xhandarmërinë, teksa autobusi ka tentuar t’i shpëtojë kontrollit.
Rrethanat e aksidentit të ndodhur në provincën e Sanliurfas rreth 15 km larg kufirit nuk u sqaruan nga guvernatori dhe as kombësia e viktimave nuk u bë e ditur.
Megjithatë, zona kufitare ku ndodhi përplasja bën me dije se viktimat mund të jenë shtetas sirianë.