-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër sulm në Ukrainë, raportohet 1 i vdekur

Kryesoret

Guvernatori rajonal i Khersonit, Jaroslav Yanusevic ka njoftuar ditën e sotme se një 36-vjeçar u vra të shtunën në makinën e tij pas bombardimeve ruse në qytet.

Yanusevic gjatë njoftimit tha se forcat ruse sulmuan një lagje të qytetit në perëndim duke plagosur gjithashtu edhe një grua 70-vjeçare.

Forcat ukrainase çliruan qytetin nga pushtimi rus më 11 nëntor por zyrtarët thonë se forcat e Kremlinit vazhdojnë të bombardojnë nga pozicionet përtej lumit Dnieper.

Komandanti i një rajoni tjetër ukrainas tha më herët të shtunën se ekipet e shpëtimit morën trupin e një djali një vjeçar nga rrënojat e një pallati të goditur nga forcat ruse.

Sirenat u dëgjuan sot në të gjithë Ukrainën, një ditë pasi Rusia kreu një sulm të madh raketor që synonte infrastrukturën.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se armët goditën pjesë të infrastrukturës ushtarako-industriale të Ukrainës dhe komandës ushtarake dhe objekteve të energjisë të premten.

Në të njëjtën kohë, raketat ukrainase thuhet se vranë tre civilë në qytetin Skastia në provincën ukrainase të Luhansk të kontrolluar nga Rusia.

Gjithashtu 5 persona janë lënduar dhe 4 shtëpi janë shkatërruar.

Sipas Reuters, ata nuk ishin në gjendje të konfirmonin informacionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit