Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë ku një person ka qëlluar drejt dy shtetasve me kombësi shqiptare. Mediat greke raportojnë se si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kraharorit ka humbur jetën edhe shqiptari tjetër, i cili ishte i ulur në një tavolinë me viktimën në momentin e ngjarjes.
KUJDES, PAMJE TË RËNDA/ Del momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Athinë!
Ndërkohë që gruaja e cila ka mbetur e plagosur si pasojë e atentatit, mësohet se është 35 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë një kafeneje në sheshin Nea Smyrni, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe dy të tjerë, prej të cilëve një është një grua që po kalonte aty pranë.
Mediat greke kanë publikuar videon nga kur autori i maskuar hyn në lokal dhe hap zjarr. Ndërkohë, identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet me dije. Bëhet me dije se dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare.
Mediat lokale raportojnë se autori, i cili ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit, ka shkuar drejt tavolinës ku viktima dhe miku i tij, të dy shtetas shqiptarë, dhe ka qëlluar të paktën 5 herë drejt tyre.