Karim Benzema njoftoi se po largohet nga kombëtarja franceze. Lojtari i Real Madridit e ka bërë të ditur në rrjetet e tij sociale me një imazh të një ndeshje të luajtur me ‘Les Bleus’ dhe një frazë përcaktuese.
“Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Shkrova historinë time dhe ajo përfundoi”, shkroi Benzema.
Francezi, i cili e shpalli vendimin në ditëlindjen e tij të 35-të, e mbyll epokën me Francën pas 97 ndeshjeve të luajtura, 37 golave dhe një titulli, Liga e Kombeve 2021.
Arsyet e largimit duket se janë dy; fakti që trajneri Deshamp nuk e thirri në finale dhe që sipas të gjitha gjasave do të vijojë që të qëndrojë në krye të pankinës së “gjelave” duke detyruar sulmuesin t’i japë fund aventurës me kombëtaren.