Shtimi i trupave të KFOR-it në veri u bë pasi grupet djathtiste nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe tentuan të hynin në Kosovë.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë është arsye për këtë. Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë. Protesta u organizua nga grupe djathtiste nga Serbia.
Po ashtu forcat paqeruajtëse KFOR, kanë bërë ditur se në ditët në vijim ata do të kryejnë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës në Novosellë në veri.
Sot dita e dhjetë e protestave të serbëve në Jarinjë, nxënësit e fillores i kthehen shkollës!
Organizatorët e protestës janë të mendimit se “serbët në veri të Kosovës janë nën presion të madh”. Ministri i Brendshëm në qeverisë e Kosovës Xhelal Sveçla u shpreh pas protestës në anën serbe të kufirit në Jarinje , se “është shfaqur një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës”.
Synimi i të armatosurve të maskuar dhe të barrikaduar në rrugë është që ta cenojnë sovranitetin e Kosovës, duke nxitur provokime agresive, ka theksuar minitri i Brendshëm i Kosovës. Sipas Sveçlas policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete të përballet me struktura kriminale./DW