-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti me vdekje në Elbasan, kush janë bashkëshortët dhe djali i tyre që shpëtuan mrekullisht nga rënia e ‘Benzit’ në greminë!

Kryesoret

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga aksidenti tragjik që i mori jetën një personi ditën e sotme në fshatin Samurr të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë.

Mësohet se, automjeti tip ‘Benz’ me targa AA309 NU me drejtues mjeti shtetasi Besnik Samurri rreth 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë, ndërkohë që pasagjerët Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë pakujdesia e drejtuesit të mjetit dhe humbja e kontrollit nga ana e tij, çka ka sjellë edhe daljen jashtë rruge të tij.

Makina përfundon në humnerë në Elbasan, 1 viktimë dhe 3 të plagosur rëndë!

REAGIMI I POLICISË ELBASAN:

Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit