Portieri argjentinas, Emiliano Martinez ishte sërish ylli i festimeve të kombëtares së Argjentinës në Buenos Aires.
Portieri ka shfrytëzuar rastin për të tallur Kylian Mbappe.
Konkretisht, portieri i Aston Villa kishte ngjitur një foto të yllit 24-vjeçar në një kukull, teksa autobusi i Argjentinës parakalonte mes turmës.
Gjest ky i cili shkaktoi reagime të justifikuara nga tifozët francezë
Kujtojmë që gjatë festimeve të argjentinasve në dhomat e zhveshjes pas finales për francezin ata kanë mbajtur edhe disa sekonda heshtje.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1605288604296794116?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1605288604296794116%7Ctwgr%5E4e48f7b2ecdbe1626e0d30b9cf5292cb59714909%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.protothema.gr%2Fmoudial-2022%2Farticle%2F1320822%2Fmoudial-2022-o-martinez-trolare-ton-ebape-stous-panigurismous-tis-argedinis%2F