Këngëtarja e dashur për publikun Elsa Lila mbrëmjen e djeshme u rikthye, pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj.
Elsa emocionoi të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve, të cilën e duartrokitën pafund.
Gjithashtu këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto nga performance dhe i falenderon spektatorët për emocionet.
“Falemnderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni!Kjo eshte dhurata me bukur ! Shihemi sonte ne Naten e trete”, ka shkruar Lila krahas imazheve.
Kujtojmë që këngëtarja u mbajt për pak kohë në qeli në Itali për shkak të akuzave për përfshirje në një bandë kriminale. Por u lirua në maj të këtij viti pasi rezultoi se sihte e pafajshme.