Gjatë kohës që deputeti i partisë demokratike Dashnor Sula, po fliste në foltoren e parlamentit për ndërtimin e rrugëve, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministria Belinda Balluku shihen që vëmendjen ja kanë kushtuar plotësisht telefonave të tyre.
Rama shihet duke biseduar në telefon, ndërsa Balluku duke “lundruar” në smartfonin e saj. Në një moment deputeti i PD-së ju drejtohet të dyve duke u përpjekur t’ju marrë vëmendjen por më kot.