-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thasët me drogë në “Audi Q7”, kush është i riu që i shpëtoi “Shqiponjave” nga duart?

Kryesoret

Armando Tërnova është arrestuar mbrëmjen e të martës nga policia e Fierit. I riu është kapur me 85 kg kanabis.
Mësohet se Nehat Rizvani, i cili drejtonte makinën Audi Q7, ka mundur të arratiset dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, 2 shtetasit që po transportonin lëndën narkotike, me një automjet tip “Audi Q7”, pasi kanë parë që po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, në fshatin Hamil, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, shtetasit A. T., 25 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi N. R., u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg, ” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit