Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas raporteve të fundit, portugezi duket se mund të largohet nga Evropa dhe të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit italian të sportit, Fabrizio Romanos, Al-Nassr janë të interesuar për sulmuesin dhe po shpresojnë të nënshkruajnë me Ronaldon para vitit të ri.
Oferta e tyre është 200 milionë euro dhe kontratë deri në vitin 2025.
Por tashmë e ardhmja me ekipin arab varet nga Ronaldo i cili ka kërkuar disa ditë të vendosë.
Sipas Romano ai po pret akoma për oferta nga ekipet evropiane.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1605998174056747008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1605998174056747008%7Ctwgr%5E578d4a6d868da60c40fe54c5533e6b1c267bf62a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fte-rejat-e-fundit-rreth-te-ardhmes-se-ronaldos%2F