Një 59-vjeçar ka humbur jetën në një aksident ditën e sotme në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Dajçit.
Mësohet se i ndjeri Mirash Rezaj, është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.