Edhe pse PS-ja ende nuk ka bërë me dije ende asnjë emër zyrtar për bashkitë, është mësuar se Benet Beci është emër i përfolur për bashkinë e Shkodrës.
Sekretari i Përgjithshëm socialist, Damian Gjiknuri është shprehur se Beci do jetë një emër i mirë për Shkodrën, por ai refuzoi të pranonte që ai do të jetë kandidat.
“Qasja jonë ka qenë që deputeti të kryejë punën e tij, Beneti është një kandidaturë e mirë, do t’i bënte punë Shkodrës, por ky nuk është një konfirmim për emrin e tij. Si person mund të them që mund t’i bënte nder Shkodrës. Është fatkeqësi që pushteti në Shkodër nuk ka shkuar në krahun e socialistëve.” u shpreh ai.