-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e pallatit te “Petro Nini”, Blushi: Regjim fashist!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shkuar te pallati që do të shembet në afërsi të shkollës “Petro Nini”, ku ka takuar banorët dhe ka biseduar me policinë.
Blushi është shprehur se ky është një regjim fashist që në vend t’ju ofrojë ndihmë qytetarëve për festat po i nxjerr në mes të rrugës.

“Ju e patë vetë, dikujt i kishin shoqëruar djemtë në komisariat për ta nxjerr nga banesa, këto janë lëvizje fashiste. Brenda është një 80 vjeçar i sëmurë, që nuk e lejojnë të shkojë ambulanca ta vizitojë.
Bisedova me policinë në lidhje me vendimin për të nxjerrë jashtë banorët, nuk kanë asnjë letër asnjë shkresë, por thjesht po zbatojnë ç’thonë nga lart. Nuk kanë asnjë letër bakalli.
Situata është e njëjtë si te teatri, aty ka një vendim gjykate për mos të ndërtuar këta shkojnë dhe nisin punime. Duan ta shembin si teatrin me artistët brenda;” është shprehur Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit