Sot është regjistruar dita e 15-të që kur serbët vendosën barrikada në veri të Kosovës në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç.
Për heqjen e këtyre barrikadave, KFOR-i ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut, ndërsa krerët institucionalë kanë bërë të ditur se largimin e tyre mund ta bëjë edhe Policia e Kosovës, duke dhënë shenja se iu është “shteruar” durimi.
Që nga 10 dhjetorit, serbët kanë nisur vendosjen e kamionëve dhe makinerive të rënda, të cilat dita-ditës i forcuan.
Heqjen e tyre është kërkuar nga Amerika dhe BE-ja
KFOR-i ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut. Propozim ky që mori kritika nga dy deputetë të VV-së.
Adnan Rrustemi se janë bërë 14 ditë, ndërsa KFOR-i kërkoi vetëm pak kohë.
Rrustemi tha se heqjen e barrikadave mund ta bëjë edhe Policia e Kosovës.
“Këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje. Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Policia e Kosovës mund t’i heqë këto barrikada, e ka thënë edhe
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjithashtu u shpreh se policia e Kosovës mund t’i heq këto barrikada.
Ai të enjten në një konferencë për media tha se po presin angazhimin e KFOR-it që t’i largojnë barrikadat.
“Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë. Por pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.