Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura këtë të diel. Nga 2,498 kuti votimi gjithsej, janë numëruar 2,122, që përbën rreth 84.55% të totalit.
Rezultatet e përditësuara tregojnë se gara politike vazhdon të jetë e ngushtë për vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa krahasimi me zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor 2025 tregon ndryshime të dukshme në përqindjet e partive kryesore.
Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave vazhdon në të gjitha vendvotimet, ndërsa qytetarët presin publikimin e rezultateve përfundimtare.









