Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve e njëpasnjëshme ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit në veri të Kosovës.
Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai dënoi sulmet ndaj gazetarëve.
Haradinaj ka shkruar se sulmet si i sotshmi ndaj ekipit televiziv janë të patolerueshme.
Ai ka shtuar se sulme të tilla duhet të ndalen menjëherë.
“Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë! Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar ai.