-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga Thumanë-Kashar! Bërxulla kundër “Gener 2”: Opozita e përfshirë, s’i pranojmë në protestë

Kryesoret

Banorët e zonës së Bërxullës protestuan përpara ambasadës amerikane në Tiranë kundër projektit të rrugës Thumanë- Kashar, që prek shtëpitë dhe tokat e tyre. Tre ishin kërkesat; legalizimi i banesave në proces, që sipas tyre po mbahet peng me qëllim, kompensimi sipas vlerës së tregut dhe njohja me projektin.

Protestuesit deklaruan se firma “Gener 2” që po ndërton rrugën nuk ka marrë leje ndërtimi, por punimet kanë avancuar. Gjithashtu, banorët u shprehën se përveç qeverisë, në këtë që e cilësojnë aferë është e përfshirë edhe opozita.

Rama s’i dëgjoi! Bërxulla shkon te Yuri Kim: Oligarku i “Gener 2” po na merr pronat

Opozita është e implikuar më shumë se pushteti. Ata nuk do i pranojmë që të vijnë. Ata duan karrige, ne kemi hallet tona. Kanë pasur tentativa për të ardhur të opozitës, por i kam larguar. Ju kam thënë “ju lutem na lini në hallet tona”.

Ju doni të vini në pushtet apo qeveri. Kanë një fytyrë të gjithë. Prandaj nuk i pranoj fare. Firmën nuk do ta lëmë të zhvillojë aktivitet, do ta mbrojmë me gjak pronën tonë” tha njëri prej banorëve. Protesta e tyre vazhdon prej 87 ditësh, por qeveria nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit