Deputeti i Bungestagut gjerman, Volker Ullrich ka reaguar për situatën e fundit në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se situata në veri të vendit nuk duhet të përkeqësohet më shumë dhe se Kosova urgjent të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, përcjell Nacionale.
Përmes një statusi në Twitter, Ullrich, ka shkruar se nevojitet një mesazh i qartë dhe i koordinuar nga Evropa për Serbinë.
“Ajo që nevojitet është një mesazh i qartë dhe i koordinuar nga Evropa për Serbinë. Kërkohet de-përshkallëzimi dhe stabiliteti. Një perspektivë evropiane është urgjente që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai.