Ukrainasja, Marija Vihivska ishte viktimë e një sulmi por po gjykohet për dhunë dhe prishje të rendit e qetësisë publike tha avokati i saj, Çedomir Stojkoviq pas seancës së parë në Gjykatën Penale e cila do të vazhdojnë më 6 shkurt në Beograd.
Stojkoviq dhe Vihivska pohojnë se gjatë marrjes në pyetje nga policia asaj nuk iu ofrua një përkthyes dhe u detyrua të nënshkruante pranimin e fajësisë pa e ditur se çfarë po nënshkruante.
Sipas saj policia bëri punën e saj në një mënyrë jashtëzakonisht joprofesionale.
Vihivska pretendon se ajo dhe i dashuri i saj janë sulmuar fizikisht nga fqinjët në pragun e shtëpisë së tyre dhe ata kanë hyrë në banesën e tyre në përpjekje për t’i vjedhur telefonin me të cilin ajo i regjistronte.
Ata supozojnë se arsyeja e sulmit ishte në fakt që ajo është nga Ukraina.
“Ajo që dimë dhe u tha në sallën e gjyqit është se menjëherë para këtij sulmi, shkronjat e agresionit rus kundër Ukrainës, pra shkronja Z, ishin shkruar në derën e ndërtesës së saj”, tha avokati.
Stojkoviq tha gjithashtu se është e vërtetë që shkronja Z është për fat të keq një pamje e zakonshme në fasadat në Beograd, por ai theksoi se në këtë rast ato simbole janë vizatuar pasi Marija u vendos në ndërtesë.
Videon e sulmit mund ta shikoni këtu.