-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vendosi “Apeli” i Durrësit: Ozer do të ekstradohet në Turqi

Kryesoret

Bosi turk i kriptomonedhave Faruk Ozer do të ekstradohet drejt Turqisë, ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit të Durrësit.

Më 17 nëntor Gjykata e Elbasanit vendosi ekstradimin e Ozer, por ai e apeloi vendimin me arsyetimin se në Turqi i rrezikohej jeta.

Përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer tha se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal. Ai ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Në fillim të prillit të këtij viti, mediat turke kishin bërë të ditur se Prokuroria kishte shpallur në kërkim dhe kishte bërë kërkesë për dënim maksimal ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohej për mashtrim në kripto.

Sipas tyre Ozer ndodhej në arrati dhe i lirë në Shqipëri.

Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta. Faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.
Si rezultat, pati pretendime se rreth 2 miliardë dollarë para të investitorëve u humbën. Në atë kohë u arrestuan dhe u ndaluan gjatë hetimeve rreth 62 persona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit