-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vihet në krye të parlamentit izraelit një homoseksual, hera e parë në historinë e vendit

Kryesoret

Për herë të parë Parlamenti izraelit, Knesset zgjodhi një homoseksual si kryetar të këtij organi legjislativ.

Përfaqësuesin e partisë Likud, Amir Ohana është i vetmi ministër në qeverinë izraelite dhe i vetmi anëtar i Likud që haptazi ka deklaruar se është homoseksual.

Ai falënderoi familjen në fjalimin inaugurues dhe tregoi emrin e bashkëshortit të tij.

“Unë premtoj se do të bëj çmos që të jem i denjë për besimin që më keni dhënë”, tha ai para anëtarëve të Knesset.

Gjatë fjalës së tij, Ohana theksoi se qeveria e re “nuk do të dëmtojë asnjë fëmijë apo asnjë familje”, në një përpjekje për të zbutur tonet kundër komunitetit LGBTI nga disa parti të koalicionit.

Ohana falënderoi Netanyahun për “guximin dhe besimin” që i ka dhënë deri më tani dhe tha se ai dhe lideri i Likudëve, “kanë bërë së bashku një rrugë të gjatë” dhe “me ndihmën e Zotit do të vazhdojnë”.

Duke zënë një nga pozicionet më të rëndësishme strategjike në Knesset, kryeparlamentari ka një ndikim të rëndësishëm në axhendën dhe ritmin legjislativ, si dhe në zhvillimin e seancave.

Qeveria e Izraelit u betua të enjten. Qeveria do të drejtohet nga kryetari i Likud-ëve, Benjamin Netanyahu, i cili u betua për herë të gjashtë në postin e kryeministrit izraelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit