-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet momenti i veçantë mes Pele dhe Stallone, i theu gishtin gjatë xhirimeve

Kryesoret

Lajmi për vdekjen e legjendës së futbollit, Pele tronditi botën.

Pas vdekjes së tij e gjithë bota ktheu sytë nga karriera e tij dhe rikujtoi edhe një herë shkëlqimin që pati ai në futboll.

Por për veç historisë së tij të sukseshme vëmendje të madhe ka marrë një detaj i cili ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Escape to Victory”.

Pele i theu gishtin e yllit të famshëm të Hollivudit, Sylvester Stallone, duke goditur penalltinë e tij gjatë xhirimeve.

Filmi i vitit 1981 trajton një histori rreth një grupi të burgosurish aleatë që luajnë një ndeshje futbolli kundër një ekipi nazist, me Stallone dhe Pele.

Ndërsa promovonte filmin e tij Grudge Match i publikuar në vitin 2013, Stallone tregoi historinë e pabesueshme se si Pele i theu gishtin e tij me një top.

“Çfarë goditjeje mora. Unë kam ende një gisht të thyer nga përpjekja për të bllokuar penalltinë e Peles. Ai veshi një palë këpucë të Luftës së Dytë Botërore, të cilat kishin gishta prej çeliku dhe topi ishte si një gjyle top. Ishte dy herë më shumë i trashë dhe i rëndë sesa topi i sotëm i futbollit”, thoshte Stallone për BBC.

Aktori i njohur tha se Pele i treagoi se ku do të gjuante penalltinë, por nuk arriti të priste.

“Ai erdhi për të ekzekutuar penalltinë dhe më njoftoi saktësisht se ku do të gjuante. Unë qëndroja aty, por gjithsesi topi përfundoi në portë dhe nuk pata kohë të lëvizja”, përfundoi aktori.

Pele vdiq mbrëmjen e djeshme në moshën 83-vjeçare në një spital në Sao Paulo dhe theksoi në disa raste gjatë jetës së tij sesi sa herë që shikonte filmin i mbusheshin sytë me lot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit