Greqia është tronditur nga ngjarja e rëndë e vrasjes së foshnjës nga nëna. 30-vjeçarja e ka pranuar para autoriteteve se e hodhi foshnjën 11 muajshe në një digë në Aliakmonas, shkruajnë mediat greke.
Por nëna mohon se ishte ajo që e vrau fëmijën e saj. “Nuk e vrava fëmijën, më thanë se mbaroi. Nuk e di se çfarë ka ndodhur” u shpreh ajo në polici.
Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.
Më pas u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri. Sapo zbardhi ai u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.
“Ajo nuk dukej e mërzitur, nuk e kishte fëmijën me vete. U ul në sediljen e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale, si gjithë bota.
E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim duke zbuluar ngjarjen dhe itinerarin.
Gruaja kundërshtonte vazhdimisht kur u pyet nga policia se ku e kishte lënë foshnjën. Autopsia tregoi se shkak i vdekjes ishte mbytja në ujë.