-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari: SPAK-u është vënë në lëvizje për Ervis Martinajn

Kryesoret

Gazetari Eni Ferhati shprehet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është vënë në lëvizje për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj, i cili prej disa muajsh rezulton i zhdukur. Sipas Ferhatit, kontrollet në banesën e Martinajt në Fushë-Kuqë, por edhe të personave të cilët kanë lidhje me të, u kryen me kërkesë të SPAK-ut dhe miratimit të gjykatës. Ndër të tjera, Ferhati u shpreh se kjo tregon indicie që çështja mund të hetohet nga vetë SPAK-u.

“Janë një sërë çështjesh të gamës së ndryshme, vetëm për korrupsionin po flas këtu, pa kaluar më pas te krimi i organizuar. Padyshim, një nga operacionet më të suksesshme, jam pak i rezervuar kur them e suksesshme është “Plumbi i Artë”, për shkak se nuk u arrit që  të arrestoheshin të gjithë personat e shpallur në kërkim.

SPAK duket që ka edhe një vënie në lëvizje për çështjen më të madhe gjatë vitit 2022, sa i takon zhdukjes së Ervis Martinajt. Kontrollet e fundit në Fushë-Kuqe, në banesën e tij, por edhe personave të bashkëlidhur me të, janë pikërisht me kërkesë së Prokurorisë së Posaçme dhe miratim të gjykatës, e cila është një indicie që ndoshta kjo çështje mund të tërhiqet dhe mund të hetohet nga Prokuroria e Posaçme”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit