-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2023, rimbursimi përveç barnave do mbulojë protokollet e trajtimit të diagnozave!

Kryesoret

Kapacitetet buxhetore për të financuar rimbursimin e medikamenteve në raport me nevojat janë ende shumë të ulëta në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë që nga vitin 2023 synon që të përfshijë në paketën e rimbursimit, jo vetëm barin si produkt, por edhe rimbursimin e protokollit të trajtimit të diagnozave.

Kjo do të thotë se një i sëmurë me kancer, nuk do të rimbursohet vetëm për kimiot, por edhe për analizat dhe trajtimet e tjetra që kërkon protokolli i sëmundjes.

Në programin e reformave ekonomike 2022 -2024 Ministria e Shëndetësisë raportoi se do të ketë një fokus të veçante për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve tumorale, e cila mbetet prioritet në fushën e shëndetit publik.

Studimet europiane tregojnë se pacientët shqiptarë vuajnë nga mungesa të thella të terapive inovative që do të mund të shpëtonin mijëra jetë, sidomos nga zbulimi dhe trajtimi në kohë i neoplazmave.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, Bashkimi Europian ka miratuar rreth 160 barna të reja që trajtojnë sëmundje të ndryshme, por në Shqipëri, gjatë së njëjtës periudhë janë përfshirë vetëm 5 prej tyre në listat e rimbursimit.

Një studim i fundit i IQVIA (kompani shumëkombëshe që u shërben industrive të kombinuara të teknologjisë së informacionit shëndetësor dhe kërkimit klinik) gjeti se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja, me një diferencë shumë të madhe me fqinjët si Maqedonia e Veriut, Serbia, të cilat kanë miratuar përkatësisht 11 dhe 17 medikamente të reja secila.

Buxheti i Fondit të Sigurimit Shëndetësor është rritur vit pas viti, por ritmet e rritjes nuk kanë qenë të njëjta për fondin e rimbursimit të medikamenteve./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit