-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlora drejt “shuarjes”, norma e lindshmërisë ra më pak se 1 fëmijë për grua më 2021!

Kryesoret

Prej vitesh indeksi sintetik i fekonditetit është në rënie konstante dhe të shpejtë. Në rang kombëtar indeksi sintetik i fekonditetit në Shqipëri vitet e fundit ra nga 1,48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1,32 në vitin 2021.

Për shembull në qarkun e Vlorës një grua në moshë riprodhimi lindi 0,9 fëmijë dhe më pak Korça me 1,15 fëmijë me 2021. Ndërsa në krahun tjetër Dibra dhe Kukësi kanë ende IFS të lartë 2,31 dhe 2,26 fëmijë për grua.

Qarqet e Jugut të vendit kanë përgjithësisht norma më të ulëta të lindshmërisë për shkak të emigracionit masiv në vitet e para të tranzicionit. Cikli i emigracionit në Veri po ndodh tani, ndërsa efektet në rënien e lindshmërisë tashmë kanë filluar.

Në vitin 2021 ka pasur 864 lindje më pak se në vitin 2020. Në vitin 2021, qarku me numrin më të madh të lindjeve ishte i Tiranës, me 9.437 lindje, ndërsa qarku me numrin më të vogël të lindjeve ishte i Gjirokastrës, me 451 lindje.

Po në 2021, bashkia me numrin më të madh të lindjeve ishte e Tiranës, me 7.310 lindje. Në vitin 2021, raporti gjinor në lindje, në Shqipëri ishte 108 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Qarku me raportin gjinor më të lartë në lindje ishte i Durrësit, me 116 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra.

Vlera më e ulët e raportit gjinor në lindje është regjistruar në Kukës, me thuajse 100 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Ky është qarku ku numri i lindjeve femra ishte thuajse i barabartë me të lindurve meshkuj. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit